Punonjësit në grevë për pagat, paralizohen hekurudhat në Gjermani

schedule12:38 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 12:38 - 10 Dhjetor, 2018

Një grevë 4-orëshe e mbajtur mëngjesin e sotëm, ka krijuar kaos në sistemin hekurudhor të Gjermanisë, duke prekur kryesisht udhëtimet e gjata. Kompania shtetërore që menaxhon hekurudhat, “Deustche Bahn”, deklaroi se më të prekurat nga bojkotimi i punës ishin udhëtimet rajonale në Gjermani dhe fare pak ato urbane në qytetet Berlin, Mynih dhe Frankfurt.

Greva, që zgjati nga ora 4 deri në 8 të mëngjesit, erdhi pasi bisedimet për pagat mes sindikatës së punonjësve të hekurudhave dhe entit shtetëror të mbajtura të shtunën e kaluar dështuan. Paralajmërimi i sindikatës, se greva është e pashmangshme ka ngritur shqetësimin se ajo mund të çojë në pezullimin e trafikut hekurudhor edhe ditën e Krishtlindjes.

Pas bojkotit të së hënës, një zëdhënës i “Deustche Bahn” ftoi sërish palët në tryezë duke u shprehur i gatshëm për negociata./abcnews.al