Punonjësit me simptoma, kyçet dy javë gjykata në Sarandë

schedule18:31 - 11 Nëntor, 2020

schedule 18:31 - 11 Nëntor, 2020

Gjykata e Sarandës do të jetë e mbyllur për dy javë për shkak të koronavirusit duke filluar nga data 12 nëntor.

Duke qenë para faktit se dy punonjës në Gjykatën e Sarandës kanë paraqitur simptoma klinike të Covid-19 si dhe vlerësimit të shefit të shërbimit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Sarandë, Miltjadh Çondi, u vendos  pezullimi i veprimtarisë gjyqësore.

Të gjithë punonjësve do u bëhet testi dhe do të dezinfektohet godina e gjykatës së Sarandës.

Gjithashtu gjykatat janë mbyllur në Tiranë, Berat dhe Gjirokastër./ db/Abcnews.al