“Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin nga Pakoja e Madhe”, Rama: Mbështetje për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës

schedule12:14 - 14 Janar, 2023

schedule 12:14 - 14 Janar, 2023

Premtimi i mbajtur nga Kryeministri Edi Rama është zbatuar dhe për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Pakoja e Madhe me bonusin e fundvitit ka mbërritur dhe tek policët, të cilët janë gjatë gjithë kohës në shërbim të popullit.

Me në të një postimi në Facebook, Rama shprehet se këta të fundit e kanë përfituar bonusin dhe se para pak muajsh për efektivët e policisë ka pasur dhe rritje rrogash.

Postimi i kryeministrit:

Duke uruar ta kenë sa më të mbarë vitin që sapo ka nisur, punonjësit e Policisë së Shtetit, për të cilët para pak muajsh i rritëm pagat në mënyrë të konsiderueshme, e morën sipas premtimit edhe bonusin nga Pakoja e Madhe, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre gjatë këtij dimri të vështirë????‍♀️

Për punonjësit e administratës me pagë bruto mbi 60 mijë lekë, ushtarakët, punonjësit e policisë, dhe një kategori e përcaktuar e infermierëve qeveria kishte një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

20 mijë lekë iu dhanë nënave kryefamiljare, ushtarakëve të këmbësorisë, Forcave Renea, Forcave Delta, FNSH, njësia operacionale, zjarrfikësve, një kategori e caktuar e infermierëve dhe punonjësve të administratës me pagë bruto nën 60 mijë lekë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!