Punonjësit e bankave përtej kufijve të punës nga shtëpia, pas rikthimit në zyrë asgjë nuk do të ndryshojë

schedule11:51 - 7 Shtator, 2020

schedule 11:51 - 7 Shtator, 2020

Nga Elisa Martinuzzi, Bloomberg

Ndërsa financiarët më të mëdhenj të Wall Street dhe të Londrës po rivlerësojnë të dhënat se si ata do të veprojnë në një botë post-pandemike, ndryshimi do të jetë i pashmangshëm. Edhe nëse Covid-19 do të jetë në kontroll, nuk do të përjashtohet mundësia që një pjesë e stafit të punojë  nga shtëpia. Bankat do të mendojnë për të kursyer nga kostot e mëdha të pasurive të patundshme dhe punonjësit do të përpiqen të gjejnë një ekuilibër më të mirë midis jetës dhe punës.

Nëse i hidhni një vështrim rrugëve të zbrazëta të New York dhe bizneseve në  Londër tani, do të kuptoni që ndryshimi do të jetë sizmik. Por nuk duhet nënvlerësuar qëndrueshmëria e biznesit. Duke biseduar me disa nga bankat më të mëdha në botë,  kam dalë në përfundimin se mënyra e re e të punuarit mund të mos jetë aq  ndryshe nga mënyra e vjetër.

Zhvendosja brenda natës nga puna në zyrë, në shtëpi për shkak të Covid-19 ka rizgjuar tek njerëzit mitin se ata punojnë më shumë në zyrë.  Por puna pati të njëjtin rezultat edhe në tryezat e improvizuara në shtëpi, transmeton abcnews.al

Kjo tregoi se mund të punohet edhe në distancë nëse është e nevojshme. Teknologjia ka ndihmuar në lehtësimin e vështirësive. Punonjës të disa bankave të ndryshme kishin filluar të punonin në shtëpi edhe përpara se koronavirusi të shpallej një emergjencë botërore.

Kthehemi pas në vitin 2014, ku ulja e  kostove në UniCredit SpA të Italisë detyroi që disa punonjës të punonin një ditë në shtëpi gjatë javës. Pavarësisht çështjeve teknike dhe hezitimit fillestar nga stafi, ata filluan të punonin nga shtëpia. Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, banka i ka dhënë mundësinë punonjësve të saj të punojnë nga shtëpia dy herë gjatë javës, transmeton abcnews.al

Shumë punonjës  do donin të kishin një mundësi të tillë.  Sipas një sondazhi nga Morgan Stanley, 27 % e punonjësve në  industri të ndryshme në Europë do të preferonin të punonin nga shtëpia për tre ose katër ditë në javë.

Sidoqoftë, banka e së ardhmes nuk do të ketë kushte kaq të mira. 10%  punonjësve të një kompanie në Wall Street  dëshironin të punonin nga shtëpia, ndërsa pjesa tjetër deri në 80%  do të preferonte të punonte në shtëpi një herë në javë ose në muaj, transmeton abcnews.al

Pavarësisht se puna ka funksionuar njësoj edhe nga shtëpia, shumë prej pronarëve do të donin që punonjësit të punonin në zyra pasi mund të monitoronin më mirë punën e tyre sidomos në rastin e menaxherëve.

Menaxherët kanë qenë ndër punonjësit e parë të Wall Street që janë rikthyer në zyra dhe ata kanë të ngjarë të vazhdojnë punën nga zyrat. E njëjta gjë vlen edhe për punonjësit e IT-së.

Disa nga bankat e mëdha tashmë  po shqyrtojnë mundësinë e punës nga shtëpia. Shefi i Barclays Plc, Jes Staley, tha në prill se zyrat e mbushura me njerëz do ti përkisnin të kaluarës, por kohët e fundit ai tha se dëshironte që stafi të rikthehej në kompani për ti monitoruar nga afër dhe mendoj se kjo gjë do të ndodhë me kalimin e kohës.

UBS Group AG, (banka  zvicerane e investimeve dhe kompani e shërbimeve financiare e themeluar dhe e vendosur në Zvicër) deklaroi se një e treta e punonjësve të saj  punojnë në distancë; dy firma të Wall Street dhe një kompani e madhe rekrutimi deklaruan se diçka e ngjashme pritej të ndodhte edhe me kompanitë e tyre, transmeton abcnews.al

Pavarësisht se kjo duket një ide e mirë, për shumicën e punonjësve të bankave ndoshta do të thotë  pak më shumë liri për të qenë më  fleksibël. Dhe nuk është ajo çfarë kërkojnë bankierët pasi mbikëqyrja do të rritet në mënyrë të pashmangshme.

Një bankë e madhe në Wall Street po analizon numrin e mesazheve midis punonjësve në mënyrë që të mund të gjurmojë se kush prej punonjësve mund të ketë nevojë të ulet pranë dikujt kur të rifillojnë punën.

Për më tepër, kompanitë do të kërkojnë fleksibilitet edhe më të madh të punonjësve të tyre. Alternimi i punës në zyra-shtëpi mund të prishë ekuilibrin midis punës dhe jetës.

Duke filluar nga bankierët M&A, te punonjësit dhe IT, mbingarkesa e punës është tashmë një nga shqetësimet më të mëdha në mesin e stafit të bankave që kanë punuar nga shtëpia për pesë muajt e fundit.

Për shumicën e bankierëve, kalimi në punë hibride do të jetë evolucion jo revolucion. Çdo liri e fituar do të jetë e kufizuar./so.ba.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!