Një punonjës i Drejtorisë së Mjedisit në Fier ka rezultuar pozitiv me covid-19. Nëpunësi është karantinuar por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me zyrtarët e tjerë të drejtorisë.
Ata vazhdojnë të jenë në punë ndërkohë që nëpunësi i infektuar i kishte kontaktuar të gjithë pasi ishte kthyer nga pushimet.
Gazetarja e “ABC” në Fier, Valbona Davidhi raporton se drejtoria rajonale e mjedisit ka 40 punonjës.
Ende nuk është dhënë urdhri për mbylljen e institucionit duke rrezikuar infektimin e personave të tjerë si qytetarë apo zyrtarë të tjerë që kanë kontakte me këtë institucion./ Abcnews.al