Punonjësi indian humbi jetën në vendin e punës/ Korçë, arrestohen drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i kantierit

schedule11:54 - 9 Shkurt, 2025

schedule 11:54 - 9 Shkurt, 2025

Dy persona janë arrestuar në Korçë, pasi një punonjës indian humbi jetën në një kantier.

Duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë 47-vjeçarin indian.

“M. Z. 70 vjeç, dhe S. H., 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të një subjekti, pasi më datën 08.02.2025, duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë një shtetas indian 47-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!