Punonjësi i ujësjellësit bie në humnerë në Malin e Çikës, kolegë kërkojnë ndihmë për shpëtimin e tij

schedule11:32 - 28 Qershor, 2022

schedule 11:32 - 28 Qershor, 2022

Vlorë- Një punonjës i Ujësjellësit të Himarës ka rënë në humnerë në Malin e Çikës. Mësohet se i aksidentuari ka qenë pjesë e një grupi që po punonin tek burimi në Malin e Çikës.

Kanë qenë shokët e grupit të cilët kanë alarmuar policinë dhe autoritetet duke njoftuar se turisti ka rënë në greminë dhe ka pësuar dëmtime. Ata kanë kërkuar ndihmë për nxjerrjen e punonjësit nga vendi ku ka rënë.

Kjo është e disa herë që shënohen incidente të tilla në Malin e Çikës, që karakterizohet nga terreni i vështirë me maja të thepisura. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!