Punonjësi i bashkisë Elbasan u aksidentua për vdekje, shpallet në kërkim përgjegjësi i punimeve

schedule09:28 - 20 Prill, 2024

schedule 09:28 - 20 Prill, 2024

ELBASAN- Një ditë pas ngjarjes ku humbi jetën një punonjës i Bashkisë së Elbasanit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Policia thotë se për këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse  në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane si dhe është shpallur në kërkim përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike.

Të premten punonjës i Bashkisë, i punësuar në këtë sektor, u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!