Punonjësi bie nga lartësia, arrestohet pronari 33-vjeçar në Durrës

schedule09:09 - 14 Gusht, 2021

schedule 09:09 - 14 Gusht, 2021

Një 33-vjeçar në Durrës është vënë në pranga për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Bëhet e ditur se një  punonjës i tij, B. H., 34 vjeç është rrëzuar nga lartësia ndërsa punonte në një objekt.

34-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, është vënë në pranga edhe shoferi mjetit tip “Benz” që aksidentoi ditën e djeshme dy efektivë të “Shqiponjave”. Si pasojë e aksidentit, një nga policët mbeti i lënduar rëndë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!