Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Punonim 12 orë”: Mjekja rrëfen luftën me Covid-19 gjatë misionit në Itali

schedule13:49 - 2 Maj, 2020

schedule 13:49 - 2 Maj, 2020

Në një intervistë për Abc News, mjekja Alma Muço e cila ishte pjesë e misionit në Itali, foli për eksperiecën e kaluar në vendin fqinj. Muço tha mes të tjerash se punonin 12 orë dhe situata ishte e rëndë në fillim.

Mes këtyre 12 orëve ajo rrëfen se bënin ndonjë pushim të shkurtër.

“Ata na integruan në një mënyrë shumë elegante dhe kjo kaloi shumë shpejt. Ne punonim me turne 12 orëshe dhe alternoheshin turnet që të kishim kohe të rekuperueshme. Megjithatë 12 orë janë të gjata. Para se të futeshim në zonën e kuqe, duhet të visheshim me veshjet mbrojtëse, pas 7 orësh mund të dilnim për të bërë ndonjë pushim të shkurtër. Dilnim një herë, por jo më shumë. Veshja është njëpërdorimshme, nuk është se kishte shumë veshje në dispozicion”, tha ajo.

Mjekja shtoi se mundësia për të komunikuar me pacientët në reanimacion ishte e vështirë, por ata që përmirësoheheshin u shprehnin gjithnjë mirënjohjen.

“Mundësia për të komunikuar me pacientët në reanimacion është e limituar, pasi ata janë në gjendje të rëndë. Patëm mundësi të komunikonim me ata pacientë që arritëm ti shkëpusim nga aparati i frymëmarrjes. Ata ishin shumë mirënjohës”, tha Muço. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!