Punoni nga shtrati? Ja rreziqet që kanosin shëndetin tuaj!

schedule09:46 - 18 Shkurt, 2021

schedule 09:46 - 18 Shkurt, 2021

Nga Bryan Lyfkin – BBC

Të punosh nga shtrati është joshës, por kthimi i dyshekut tuaj në një zyrë mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, psikologjike dhe fizike. Për shumë njerëz zgjimi në mëngjes herët, veshja dhe udhëtimi për në zyrë, janë zëvendësuar më punë nga shtrati

Një numër marramendës njerëzish po hapin dyqane nga krevati i tyre. Sipas një studimi në nëntor të 2020, 72% e 1,000 amerikanëve të anketuar, thanë se kishin punuarit në distancë nga shtrati i tyre gjatë pandemisë. Një rritje me 50% që nga fillimi i krizës. 1 nga 10 raportoi se shumicën ose gjithë javën e punës, e kaloi në shtrat. Kjo është veçanërisht e vërtetë për punonjësit e rinj. Në Mbretërinë e Bashkuar, punonjësit e moshës 18-34 vjeç kanë më pak të ngjarë të kenë tavolina dhe karrige të duhura për të punuar dhe kanë dy herë më shumë gjasa të punojnë nga shtrati sesa punonjësit më të vjetër.

Por nuk është mungesa e karriges ajo që i pengon, është më shumë dëshira për t’u ndjerë rehat dhe qetë. Në Instagram, hashtagu #WorkFromBed ka mijëra foto, shumë prej të cilave janë me fytyra të buzëqeshura, të veshur me pizhame dhe një filxhan kafe, ose dhe mëngjes ndonjëherë.

Por realiteti është se kthimi i shtratit tuaj në zyrë, sjell shumë probleme në shëndet, të përkohshme dhe të përhershme.

Makth ergonomik

Është e rëndësishme që të pranojmë se puna nga shtëpia është një privilegj që po u jepet miliona njerëzve. Plus, për disa punonjës në distancë, hapësira për një vend fizik pune thjesht nuk është n dispozicion, që do të thotë të punosh nga shtrati është zgjidhja e tyre e vetme.

Ndërsa për të tjerët është një opsion më i lehtë dhe rruga e rezistencës më të vogël. Njerëzit mund të kenë një tavolinë, për shembull atë të kuzhinës, por thjesht zgjedhin të mos punojnë nga aty.  Të rinjtë ka më shumë të ngjarë të bëhen viktima të këtyre zakoneve të këqija, sepse ata mund të mos i ndjejnë pasojat menjëherë, informon abcnews.al.

Ekspertët thonë se pavarësisht nëse puna nga shtrati është e shmangshme apo jo, këshilla ergonomike është e njëjtë: nuk është e mirë për trupin tuaj, prandaj është e rëndësishme të ndryshoni qëndrimin tuaj dhe të mbështesni pjesë të ndryshme të trupit tuaj kudo që të jetë e mundur.

Qafa, shpina, ijet tendosen më shumë kur jeni në një sipërfaqe të butë, që inkurajon të rrëzoheni apo të zgjeroheni.

Asnjë prej tyre nuk është optimale”, thotë Susan Hallbeck, drejtoreshë e inxhinierisë së sistemit të kujdesit shëndetësor në Klinikën Mayo, një nga institucionet më të mëdha të kërkimit mjekësor në SHBA. “Ju nuk jeni të mbështetur në një mënyrë që është e favorshme për të punuar.”

Të rinjtë, thekson ajo, ka shumë të ngjarë të bëhen viktima të këtyre zakoneve të këqija, sepse ata mund të mos e ndiejnë tendosjen e tyre menjëherë. Por dhimbja do të shpërthejë rrugës.. Kjo varet nga personi, por mund të jetë tepër vonë për të zhbërë problemet ergonomike që do të hasni kur të plakeni, informon abcnews.al.

Këto sëmundje mund të përfshijnë dhimbje koke të thjeshta dhe gjithashtu mund të shtrihen në ngurtësi të përhershme në shpinë, artrit dhe atë që njihet si dhimbje qafës së mitrës, kjo është dhimbja në kocka, ligamente dhe muskuj në qafën tuaj që lejojnë lëvizjen. “Çdo gjë është më mirë sesa vazhdimi i zakonit të keq. Kurdoherë që mund të ndaloni, ndaloni ”, thotë Hallbeck.

Nëse duhet të vazhdoni të punoni nga shtrati, provoni të rikrijoni përvojën e të ulurit në një karrige të drejtë sa më shumë që të mundeni, dhe synoni për “sjellje neutrale”.  Domethënë, shmangni tendosjen në çdo pjesë të trupit tuaj.

Thyerja e trurit tuaj

Kur punoni nga shtrati për një vit, kjo jo vetëm që shkatërron trupin tuaj, por ndikon edhe në produktivitetin tuaj dhe zakonet e gjumit.

Si specialistë të gjumit, ne priremi të rekomandojmë që shtrati duhet të jetë për të fjetur, për të bërë seks dhe për të sëmurët. Kjo ësht e gjitha”, thotë Rachel Salas, profesore e asociuar e neurologjisë dhe eksperte e gjumit në Universitetin Johns Hopkins në Maryland.

“Sa më shumë që shikoni TV në shtrat, luani videolojëra dhe nuk flini në të, truri juaj fillon të mësojë sjellje të kushtëzuara”

Veshja e pizhameve gjate natës është higjienë e mirë e gjumit, sepse i tregon trupit tuaj se është kohë për të fjetur. Kontrolli i e-maileve nga shtati është një higjienë e keqe e gjumit.

Pra në momentin që ju filloni të bëni gjithçka në shtrat, truri dhe trupi juaj do të ndalojnë së shoqëruari krevatin me pushimin. Kjo është një arsye e madhe pse pandemia ka çuar në ‘koronasomni’, thotë Salas, duke iu referuar rritjes globale të pagjumësisë dhe çrregullimeve të gjumit që ka shoqëruar Covid-19./Përshtati nga BBC- e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!