Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që rrugën interurbane Tiranë -Durrës, konkretisht Maminas-Durrës, deri në orët e para të mëngjesit, po kryen punime riasfaltimi. Si pasojë, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar.
ARRSH këshillon që shoferët të përdorin aksin rrugor dytësor Maminas- Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave.
Njoftimi i policisë:
Ju informojmë se, në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, konkretisht Maminas-Durrës, ARRSH mbas orës 20:00 deri në orët e para të mëngjesit, po kryen punime riasfaltimi për mirëmbajtjen e rrugës.
Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative, duke përdorur aksin rrugor dytësor Maminas- Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave./abcnews.al