Në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, ditën e nesërme, rreth orës 11:00–11:30, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.
Kjo do të kryhet në funksion të hapjes së trasese së rrugës, pa penguar trafikun.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.


