Nga Maminasi ne drejtim të Sukthit autostrada Tiranë-Durrës është mbyllur për qarkullimin e automjeteve. Shkak për këtë janë bërë punimet që po kryhen për rehabilitimin e segmentit rrugor, mjaft i vështirë për t’u kaluar për shkak të gropave dhe amortizimit të tejskajshëm të rrugës. Punimet kanë bërë që policia e Qarkullimit të devijojnë lëvizjen e automjeteve në rrugën dytësore deri në mbikalimin e Sukthit, aty ku më pas do te futen sërish në autostradë. Devijimi i lëvizjes së automjeteve nuk është shoqëruar me trafik. /abcnews.al
Punimet në autostradë, mbyllet segmenti nga Maminasi në Sukth
schedule13:59 - 18 Qershor, 2018
schedule 13:59 - 18 Qershor, 2018