Punimet e Këshillit të Sigurimit, OBSH thirrje për vendosjen e një armëpushimi në Ukrainë

schedule21:50 - 17 Mars, 2022

schedule 21:50 - 17 Mars, 2022

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të sigurojë një armëpushimi urgjent në Ukrainë.

“Sikur të mos mjaftonte Covid, të kesh një luftë shkatërruese si kjo është e rrezikshme për botën,” i tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus organit 15 anëtarësh të enjten.

OBSH ka verifikuar tani deri më tani 43 sulme ndaj godinave të sistemit shëndetësor brenda vendit të shkatërruar nga lufta, me të paktën 12 njerëz, duke përfshirë personelet shëndetësore , të vrarë dhe 34 të plagosur.

“Në çdo konflikt, sulmet ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar,” tha Dr Tedros.

“Ato i privojnë njerëzit nga kujdesi i nevojshëm urgjent dhe rëndojnë sistemet shëndetësore tashmë të dëmtuara.”

Sipas kreut të OBSH, sulet kanë bërë që të ketë ndërprerje të rëndë të shërbimeve shëndetësore dhe aksesit në mallrat bazë në Ukrainë, duke paralajmëruar se pasojat “do të jehojnë për vitet ose dekadat në vijim”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!