Një bombul gazi ka shpërthyer gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës së një pallati në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur orët e mesditës në një pallat 9-katësh në lagjen “18 Shtatori”.
Sipas dëshmitarëve okularë, rreth orës 13.30 ndërsa kryheshin punime në tarracën e pallatit një bombulë gazi ka shpërthyer duke fluturuar nga lartësia e tarracës për të përfunduar në trotuarin poshtë pallatit.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar mes banorëve të pallatit apo këmbësorëve në trotuar. Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave të populluara të qytetit, në afërsi të universitetit “Eqrem Çabej”./abcnews.al