Punëtorit i ra tulla në kokë dhe humbi jetën, arrestohet pronari në Sarandë

schedule10:10 - 5 Prill, 2022

schedule 10:10 - 5 Prill, 2022

Policia e Sarandës ka arrestuar një 55-vjeçar. Në pranga është vënë A. M., 55 vjeç. Një ditë më parë në një banesë të marrë me qira nga ky i fundit humbi jetën punëtori, Kastriot Celi, pasi i ra një tullë në kokë. 55-vjeçari akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në ambientet e brendshme të një banese të marrë me qira nga ky shtetas, ka humbur jetën shtetasi K. C., si pasojë e dëmtimeve të marra pas rrëzimit nga muri i kësaj banese”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!