Punëtori ra nga lartësia dhe vdiq, arrestohet pronari i ndërtesës në Tiranë, 2 në kërkim

schedule12:18 - 16 Prill, 2022

schedule 12:18 - 16 Prill, 2022

TIRANË-Arrestohet pronari i ndërtesës në Kashar ku ka ndërruar jetë dje punonjësi 57-vjeçar teksa ishte duke punuar. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 të tjerë për “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë

Policia njofton se F. N., rreth 57 vjeç aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte e për pasojë ka ndërruar jetë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Gjithashtu bënë shpalljen në kërkim të shtetasve:

– B. B., 64 vjeç, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;

– A. A., 62 vjeç, administrator i një firme ndërtimi dhe L. A., 29 vjeç, me detyrë drejtues teknik, të dy banues në Lushnjë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi:

Më datë 15.04.2022, në Kashar, duke punuar në objektin në pronësi shtetasve R. B. dhe B. B., në të cilin po kryheshin ndërtime pa leje, për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë në punë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi F. N., 58 vjeç, i punësuar në mënyrë të paligjshme nga shtetasit A. A. dhe L. A., të cilët fshihnin të ardhurat nga kjo veprimtari.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!