DHËRMI- Një ditë pas ngjarjes ku humbi jetën punëtori në Dhërmi pasi ra nga lartësia e objektit ku punonte është arrestuar drejtuesi teknik i kompanisë. Policia thotë se i arrestuari është një 31-vjeçar nga Tirana.
“Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 44-vjeçar që ra nga lartësia e një objekti në ndërtim, gjatë punës, dhe për pasojë humbi jetën gjatë rrugës për në spital, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin T. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i kompanisë së ndërtimit që kryente punimet në këtë objekt”, njoftoi policia.