Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Punëtori humbi jetën në kantier/ Fier, Prokuroria dërgon në gjyq funksionarë të IMT dhe ndërtuesin për 4 vepra penale

schedule13:18 - 18 Maj, 2025

schedule 13:18 - 18 Maj, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre shtetas për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, shpërdorim të tokës, ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim të detyrës. Këto vepra penale janë parashikuar në nenet 289, 199, 199/a dhe 248 të Kodit Penal.

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.1418, të datës 16.09.2024, dhe lidhen me një ngjarje tragjike që ndodhi më 14.09.2024, në fshatin Suk-1, Njësia Administrativë Strum, Bashkia Roskovec. Shtetasi S.B. humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, teksa punonte në një kantier ndërtimi të paligjshëm. Viktima u godit nga linja e transmetimit të energjisë elektrike që ndodhej në afërsi të objektit që po ndërtohej pa leje nga shtetasi E.D., i cili është një nga të pandehurit.

Hetimet zbuluan se E.D., si ndërtues dhe investitor, nuk kishte marrë masat e nevojshme për sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë, duke shkelur ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë. Kjo ka çuar në një ndërtim të paligjshëm, ku nuk ishin marrë masat e sigurisë për mbrojtjen e punëtorëve, duke rrezikuar jetën e tyre.



Në kuadër të hetimit, është vërtetuar shkelja e disa ligjeve dhe rregulloreve për sigurinë në kantierin e ndërtimit, duke përfshirë ligjin nr. 10287 datë 18.02.2010 dhe V.K.M-në nr. 312/5.5.2010 “Për Miratimin e Rregullores ‘Për sigurinë në kantier’”.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!