Punëtori bie nga koshi i mbeturinave, procedohet administratori i firmës private për pastrimin e qytetit në Shkodër

schedule11:33 - 12 Prill, 2024

schedule 11:33 - 12 Prill, 2024

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Oblikë të Shkodrës. Mësohet se një punëtor i një firme private për pastrimin e qytetit ka rënë nga një kosh për mbeturinat dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Si pasojë, po procedohet penalisht administratori i firmë pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë,

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lire për shtetasin 63 vjeç, banues në Lezhë, administrator i një firme private për pastrimin e qytetit, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, mesditën e djeshme, ka rënë nga një kosh për mbeturinat, në fshatin Oblikë, punëtori i firmës, shtetasi 66 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abvcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!