Punëtorëve të sektorit publik iu rritën rrogat, por jo infermierëve: Protesta masive në Londër

schedule15:38 - 8 Gusht, 2020

schedule 15:38 - 8 Gusht, 2020

Infermierët  në Londër po protestojnë kundër përjashtimit të tyre nga rritja e pagave të sektorit publik. Zemërimi i tyre është rritur  ndërsa infermierët u anashkaluan në raundin e fundit të rritjes së pagave në sektorin publik – pavarësisht se 500 infermierë dhe staf i kujdesit shoqëror kanë ndërruar jetë nga COVID-19, raporton dailymail.

Unite, e cila ka 100 mijë anëtarë në shërbimin shëndetësor, po mbështet anëtarët e saj që dëshirojnë të marrin pjesë në protestat duke respektuar masat anti-koronavirus dhe të shprehin pakënaqësitë dhe zhgënjimin kundrejt vendimit të qeverisë.

 

Muajin e kaluar, Ministri i Thesarit, Rishi Sunak njoftoi një rritje të pagave prej 3.1 për qind për 900 mijë punonjës të sektorit publik, përfshirë mjekët, mësuesit dhe policët.

 

Infermierët nuk u përfshinë, sepse ata negociuan një marrëveshje  tre-vjeçare në vitin 2018. Mjekët e rinj u përjashtuan gjithashtu, sepse ata ranë dakord për një marrëveshje të re katër vjeçare vitin e kaluar./abcnews.al