Punëtorët shtiren si të sëmurë për të marrë pushim

schedule22:37 - 21 Nëntor, 2019

schedule 22:37 - 21 Nëntor, 2019

Dy në pesë të rritur shtiren si të sëmurë për të marrë një ditë pushim, thuhet në një studim të realizuar nga Com Res.

Të përzgjedhurit në Britaninë e Madhe kur u morën në pyetje pranuan se shtiren si të sëmurë për të marrë një ditë pushim. Ndërsa stafi më i ri ishte ai që gënjente më shpesh sesa të vjetrit, shkruan BBC.

Një punëtor mesatarisht kërkon rreth katër ditë pushim në vit me arsyetimin se është i sëmurë, tregojnë të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare. Gjithashtu u zbulua se arsyet më të shpeshta për të mos shkuar në punë në vitin 2018 ishin ftohja e zakonshme, problemet muskulare si dhimbja e shpinës, kushtet e shëndetit mendor dhe problemet e “tjera”. Pjesë e këtij sondazhi të realizuar në Britaninë e Madhe ishin 3,655 të rritur, të moshës mbi 16-vjeç.

Sondazhi zbuloi se 66% e të punësuarve nuk do t’u tregonin shefave nëse ata e dinin se kolegët e tyre mungojnë në punë me arsyetimin se janë të sëmurë, por që në fakt nuk janë.

Hayley Lewis, psikolog , tha se duhet të krijohet një mirëkuptim dhe besim midis punëdhënësit dhe punëmarrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!