Punëtorët e inceneratorit Fier prej 4 muajsh pa rroga, reagon Tabaku: Qeveria paguan kompani fantazma

schedule10:58 - 9 Maj, 2022

schedule 10:58 - 9 Maj, 2022

Punëtorët e inceneratorit të Fierit ditën e sotme kanë dolën në protestë për të kërkuar rrogat e prapambetura.

Sipas tyre ata nuk janë paguar që prej janarit të këtij viti (2022.)

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e cila ishte kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, përmes një postimi në Twitter akuzon qeverinë se kanë marrë lekët nga buxheti i shtetit për një incenerator që nuk ekziston dhe për më tepër nuk paguajnë as punëtorët.

Lexo edhe: “Kemi mbetur si peshku pa ujë”, s’kanë marrë rrogat prej 4 muajsh, punëtorët e incineratorit të Fierit dalin sërish në protestë

“Ky po që është biznesi tipik i kësaj qeverie. Marrin 28 mln nga buxheti për një incenerator që nuk ekziston dhe s’paguajnë as punonjësit! Paguhen kompani fantazma dhe transaksione në kompani offshore dhe jo të punësuarit! Vjedhja shekullit €430 mln”, shkruan Tabaku.

Punëtorët bllokuan hyrjen e landfillit dhe nuk lejojnë asnjë makinë me mbetje urbane që të kalojë. Ata kërcënuan se nuk do të largohen nga hyrja deri sa të marrin një përgjigje. Kjo është protesta e dytë  e punëtorëve të këtij inceneratori. Në 30 prill punëtorët bënë sërish të njëjtën kërkesë dhe sipas tyre ka rënë në vesh të shurdhër  pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!