Punësimet elektorale në Vaun e Dejës, Apeli i jep të drejtë PD-së

schedule09:39 - 24 Shtator, 2021

schedule 09:39 - 24 Shtator, 2021

Këtë të premte Gjykata e Apelit të Shkodrës  i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike dega Vau Dejës, për akuzat e ngritura në prokurori për punësimet masive gjatë fushatës elektorale në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Apeli në vendimin e saj detyron Prokurorinë që të nisë hetime dhe të thërrasë ëe organin e akuzues personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkise Vau Dejes si autorë të punësimeve elektorale.

Ka qenë përfaqesuesi ligjore i PD Marash Logu, i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendin e Gjykatës së Apelit.

Nga ana tjetër Logu ka zbuluar edhe prova konkrete që implikojnë administraten e Bashkisë Vau Dejës në këto punësime masive për fushatën elektorale të 25 Prillit.

Logu nder te tjera deklaroi se këto prova janë vetëm maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakrës elektorale qe ka bërë partia në pushtet por deklaroi se këto prova tashme janë të depozituara ne organet e drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!