Kompanitë e transportit publik që operojnë në kryeqytet, këtë të hënë kanë takuar kryebashkiakun Erion veliaj ku kanë diskutuar në lidhje me problemet e transportit urban në kryeqytet.
I ftuar në Radar në ABC, drejtori i Transportit Publik, Enton Punavija, ka dhënë detaje në lidhje me këtë takim ku thekson se është bërë e qartë që duke filluar nga 1 janari do të futet në zbatim paketa e subvencioneve për operatorët e transportit.
Sipas tij duke filluar nga dita e nesërme bashkia do të jetë në monitorim të linjave të transportit urban një për një për të siguruar mbarëvajtjen e tyre.
Ndër të tjera ai ka theksuar se operatorët duhet të bëjnë durim pasi nuk mund të rimëkëmben menjëherë pas periudhës pandemike.
“Ishte një mbledhje e suksesshme pasi bashkia e Tiranës ka marrë disa të dhëna dhe pas 20 vitesh kthehet në një paketë për të mbështetur shërbimin e transportit publik. Ky është takimi i parë pasi duke filluar nga nesër bashkia e Tiranës do i ndjekë linjat një nga një për të parë nga afër dhe ecurinë e tyre.
Kur do të kemi një monitorim të saktë për paketat e subvencionit të bashkisë dhe vendosja e GPS. Sa i përket paketës subvencionuese ajo do të futet në zbatim në 1 janar. Transporti do të ketë një ngritje graduale pasi nuk mund të ketë një rikthim të menjëhershëm pas periudhës së pandemisë.
Nuk është e vërtetë që nga rritja e çmimit në 2015 deri më sot nuk është bërë asgjë deri më sot, por në një periudhë 5 vjeçare ka ndodhur dhe ndryshimet e herë pas hershme në çmimin e naftës. Bashkia po fut për herë të parë në sistemin teknologjike sistemin GPS për subvencionim e operatorëve të transportit publik. Duke filluar nga dita e nesërme bashkia do të jetë në terren dhe do të marrë masa për secilin operator të transportit Publik siç është dhe ajo e linjës së Unazës, që nuk është më i njëjti operator. Asnjëherë nuk është bërë për transportin publik për ta organizuar më mirë transportin publik përmes paketave subvencionuese dhe pajisjes GPS”, ka thënë ai./abcnews.al