Puna në kohë karantine, noteri: Të na krijohet hapësira e nevojshme që t’i shërbejmë qytetarit

schedule10:59 - 13 Prill, 2020

schedule 10:59 - 13 Prill, 2020

Në një intervistë për Abc News, noteri Vasil Martini foli për mënyrën se si është punuar në këtë kohë karantine.

Ai tha se shërbimi noterial ka hasur pengesë për shkak të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Ndërkohë, siç thekson ai nga ana e noterëve është vënë në funksionin një sistem që bën të mundur kryerjen e shërbimeve online pa pasur nevojën e prezencës në zyrë të klientit. Nga ana tjetër noteri kërkoi nga qeveria më shumë hapësirë për të vepruar.

Shërbimi noterial në këtë periudhë nuk ka pasur pengesë, por pengesa ka ardhur si pasojë e kufizimit të lëvizjes së njerëzve. Java e parë ka sjellë bllokimin e të gjithë punës në zyrat noteriale. Pavarësisht këtij bllokimi nga ana e noterëve është bërë mundur të kryhen shërbimet në distancë, për ato veprime që nuk kërkojnë prezencën e domosdoshme të klientit në zyrë. Gjithashtu nuk kërkon prezencën e qytetarit në bankë.

Në periudhën që ne po kalojmë është periudha ku kryhen tenderat e shtetit. Duke qenë se këto shërbime , prezencën e qytetarëve ne kemi bërë të mundur që të kryejmë këto shërbime. Ne kemi bërë të mundur edhe përgjigjen ndaj shërbimeve të biznesit.

Nëse ne do kemi një bashkëpunim më të mirë me Kadastrën shtetërore në mënyrë që të kalojë në një prioritet të kryerjes së kontratave të hipotekave për kredi që kanë marrë bizneset.

Një problem është edhe mosfunskionimi i zyrës konsullore të ministrisë së Jashtme. Kemi shumë kërkesa nga qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, dhe kërkojnë akte të legalizuara në këtë ministri dhe që nuk funksionojnë. Dua të kujtoj edhe një moment që ministria e Jashtme dhe Drejtoria e Burgjeve nuk janë sportele me qytetarë, shërbejnë nëpërmjet shërbimit postar dhe ata nuk kanë nevojë që të ketë prezencë. Dhe nuk kanë nevojë që të ndalohet puna e tyre. shërbimi postar ka funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme.  

Kemi shumë transaksione financiare që kanë mbetur. Ne u jemi përgjigjur kërkesave të biznesit. Shërbimi noterial shqiptar nuk është i mbështetur nga qeveria, nuk ka donacione dhe nuk do të marrë. Por ne nuk po kërkojmë këtë. Ne kërkojmë që të na krijohet hapësira e nevojshme që ti shërbejmë qytetarit në distancë”, u shpreh ai.

Më tej Martini foli edhe për dy institucionet me të cilat kanë hapsur më shumë probleme. Sipas tij janë bankat dhe Kadastra, ndërsa thekson se me bankat e kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit, por problemi qëndron tek Kadastra. Ai kërkoi nga kjo e fundit më shumë bashkëpunim, si dhe të vihet në  qarkullim dokumenti elektronik.

Dhoma Kombëtare e Noterisë është në bashkëpunim të ngushtë me kadastrën shtetërore në mënyrë që bëjë të mundur të gjitha dosjet e prapambetura të përfundohen. Kjo bën të mundur edhe zhbllokimin e disa vlerave monetare që janë të bllokuara.

Problemi me të cilin zyra e noterit e ka të lidhur punën janë bankat dhe Kadastra shtetërore. Me bankat në përgjithësi ke i gjetur mënyrën e mirëkuptimit dhe punës. Vështirësia ka qenë kryesisht me Kadastrën, pavarësisht vështirësive, në këtë periudhë pandemi ne na gjeti gjysmë të përgatitur për shkak të funksionimit të një sistemi. Por kërkoj një bashkëpunim akoma më të madh në mënyrë të atillë që që qarkullimi i dokumenteve, aktet ligjore, urdhri i kryeministrit, vendosjes në qarkullim të dokumentit elektronik dhe qarkullimit elektronik të dokumenteve. Kjo bën të mundur kërkon vetëm mbështetje nga ana e kadastrës së këtij procesi dhe një evolim të kësaj situate”, u shpreh Noteri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!