Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Puna e 10 viteve ka dhënë rezultat”/ Kos: Mbështesim punën e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027

schedule20:37 - 26 Maj, 2026

schedule 20:37 - 26 Maj, 2026

Në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar këtë moment si një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.

Ajo deklaroi se, pas Malit të Zi, Shqipëria është vendi i dytë që ka arritur të përmbushë piketat e ndërmjetme të negociatave, duke theksuar se puna e realizuar gjatë dekadës së fundit ka dhënë rezultate konkrete.

Kos ndaloi veçanërisht te reforma në drejtësi dhe ngritja e SPAK-ut, të cilin e cilësoi si një institucion flamurtar që po fiton besimin e qytetarëve përmes rezultateve të tij. Sipas saj, arritja e këtij “guri kilometrik” hap një fazë të re për integrimin europian të vendit dhe i jep Shqipërisë mundësinë të ecë drejt mbylljes së grupkapitujve negociues, ndërsa BE do të vijojë të mbështesë objektivin për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027.



“Jemi për të shënuar një hap të rëndësishëm të Shqipërisë për anëtarësimin ën BE, pas Malit të Zi, Shqipëria është vendi i dytë që ka arritur të plotësojë piketat e ndërmjetme. Puna juaj e 10 viteve ka rezultuar e suksesshme. Hapa përparimi janë hedhur që shqiptarët të kenë një shtet të rregullt.

Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucioni flamurtar në Shqipëria, që mund të japë rezultate dhe mund të bëhet institucioni i besueshëm. Fuqia e anëtarësimit të BE duhet të ndjehet nga qytetarët e BE. Duke arritur këtë gur kilometrik, arritja e sotme çel një fazë të re për integrimin dhe bën të mundur që Shqipëria të heqë drejt rrugës për mbylljen e grupkapitujve., Do të vazhdojmë të mbështesim punën e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027″, u shpreh Marta Kos.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!