Christian Pulisic pritet të largohet nga Chelsea, pasi lojtari dëshiron një eksperiencë të re në karrierën e tij, pasi tek blutë e Londrës nuk ka gjetur dhe shumë hapësira nënurdhrat e Thomas Tuchel.
Sulmuesi 23-vjeçar amerikan luajti vetëm 13 ndeshje në Premier League këtë sezon duke luftuar si me problemet e kyçit të këmbës ashtu edhe me një rënie në formë.
Ish-lojtari i Borussia Dortmundit shënoi gjashtë gola në 22 paraqitje në ligë, por ai po kërkon më shumë minuta me afrimin e Kupës së Botës në Katar.
Sipas “Daily Mail”, Juventusi dhe Milani po e ndjekin nga afër dhe mund të përpiqen të bëjnë një lëvizje, megjithëse ka të ngjarë që të dy ekipet të synojnë një huazim.
Sulmuesi amerikan është me kontratë me Chelsean deri në vitin 2024 dhe ka një vlerë tregu prej 45 milionë euro. /f.a/abcnews.al