Pukë, arrestohet zjarrfikësi, i gjejnë në shtëpi municione

schedule14:28 - 16 Nëntor, 2017

schedule 14:28 - 16 Nëntor, 2017

Një punonjës zjarrfikëses i Pukës është vënë në pranga pasi i gjejnë në shtëpi municione. Ai është Marjan Gjekaj 48 vjeç, punonjës i PMNZSH në Pukë. Sipas policisë arrestimi në flagrancë u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 686 copë fishekë automotiku, 374 copë fishekë Pistolete TT, krehera automatiku dhe pranga./abcnews.al