Policia e Pukës ka arrestuar dy autorët e dyshuar të vjedhjes në Minierën e Munellës, ndërsa një tjetër është shpalllur në kërkim. Policia njofton se në pranga kanë rënë Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë dhe Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz të Pukës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe kabulli i vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra.
Njoftimi i Policisë
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë pas një pune intensive hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë,
Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë,
Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal. /abcnews.al