Puigdemont në fjalimin e fundvitit

schedule11:43 - 31 Dhjetor, 2017

schedule 11:43 - 31 Dhjetor, 2017

Në fjalimin e fundvitit të mbajtur në Belgjikë, ish-presidenti i Katalonjës, Karles Puxhdemon, kërkoi nga Madridi rikthimin e qeverisë së tij, që u shkarkua pas shpalljes së pavarësisë. Gjithashtu ai bëri thirrje për dialog mes palëve.

Ish-presidenti i Katalonjës, Karles Puxhdemon, kërkoi që Madridi të rivendosë qeverinë e tij rajonale, e cila u rrëzua pas referendumit të pavarësisë që gjykatat spanjolle e gjykonin të paligjshëm, si pjesë e një zgjidhjeje politike. “Si president, unë i kërkoj qeverisë spanjolle dhe atyre që e mbështesin atë … rivendosni të gjitha ato që kanë pezulluar nga katalanasit pa fjalën e tyre”, tha Puxhdemon nga Brukseli. Ish-presidenti i rajonit autonomm i bëri thirrje Madridit të “negociojë politikisht”.

“Dua të theksoj faktin se qeveria spanjolle ka një mundësi të re që të sillet si një demokraci europiane që pretendon të jetë dhe prandaj të njohin rezultatet e zgjedhjeve të 21 dhjetorit dhe fillojnë të negociojnë politikisht me qeverinë legjitime të Katalonjës”, nënvizon 55-vjeçari.

“Zgjedhjet kanë folur, demokracia ka folur, të gjithë kanë qenë në gjendje të shprehin veten. Pra, çfarë po pret Kryeministri Mariano Rahoi për të pranuar rezultatet?”, shtron pyetjen Puxhdemon duke theksuar faktin që nevojiten bisedime mes Barcelonës dhe Madridit. Në fund, ish-presidenti uroi që fjalimin e fundvitit të 2018 ta mbajë në ambjentet e parlamentit të Barcelonës.
Administrata e e tij pasoi referendumin e 1 tetorit duke deklaruar pavarësinë, por Madridi menjëherë e shkarkoi atë dhe kabinetin e tij. Duke u përballur me një arrestim të mundshëm, ish-lideri u arratis për në Belgjikë me disa ish-ministra, ndërsa kolegët u arrestuan dhe u burgosën. Në zgjedhjet e 21 dhjetori grupimi i partive që mbështesin pavarësinë arriti të fitojë mazhorancën në parlamentin e Barcelonës. Megjithatë kryeministri spanjoll, Mariano Rahoi, ka nënvizuar se do të bisedojë vetëm me Partinë Qytetare, e cila u rendit forcë në parë në këto zgjedhje të parakohëshme të thirrura nga Madridi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!