Puerto Riko, bilanc i gabuar viktimash: 2975 të vdekur nga uragani Maria

schedule12:02 - 29 Gusht, 2018

schedule 12:02 - 29 Gusht, 2018

Pas 1 viti është zbuluar bilanci i vërtetë i uraganit Maria që shkatërroi ishullin amerikan të Porto Rikos. Sipas guvernatorit, rreth 3 mijë persona humbën jetën dhe jo 64 sa u vlerësua vitin e kaluar.

Zyrtarët në Porto Riko njoftuan se 2975 persona kanë humbur jetën për shkak të Uraganit “Maria”, stuhisë shkatërruese që goditi territorin e Ishullit Amerikan në Shtator të 2017-s. Bilanci i viktimave është rreth 50 herë më i lartë se ai i pari, që u vlerësua me 64 të vdekur. Guvernatori Ricardo Rossello pranoi zbulimet e një hetimit të pavarur shumë të pritur. Porto Riko ka hasur vështirësi në riparimin e infrastrukturës së saj dhe linjave të energjisë elektrike që prej stuhisë dhe I kërkon kongresit të Shteteve të Bashkuara 139 miliardë dollarë si fond rimëkëmbje.

“Kam dhënë urdhër që të përditësohet numri zyrtar i viktimave në 2975. Pavarësisht se ky është një vlerësim, ka baza shkencore për këtë”, tha Rossello në një konferencë. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se qeveria federale mbështeti përpjekjet e guvernatorit për “të siguruar një përgjegjësi të plotë dhe transparencë të viktimave” në stuhinë e vitit të kaluar.

Presidenti Donald Trump u kritikua për përgëzimin e përgjigjes federale ndaj ishullit të shkatërruar në javët pas stuhisë. Kritikët e akuzuan atë se tregoi më shumë shqetësim për banorët e Teksasit dhe Floridës pasi u goditën nga uragane.

Autoritetet janë përballur me kritika përreth 1 vit pasi nuk kanë shfaqur bilancin e vërtetë të Uraganit Maria, stuhisë më të fuqishme që goditi rajonin në rreth 90 vite. Deri më tani ishte 64 edhe pse ishulli ka njohur më përpara se bilanci i viktimave ishte shumë më i lartë.

Menjëherë pas fatkeqësisë, disa ekspertë vlerësuan se rreth 4600 persona mund të kishin humbur jetën. Numri fillestar i qeverisë erdhi duke marrë parasysh ata që humbën jetën nga rrëzimet e strukturave, që janë mbytur apo që ishin goditur nga sende që fluturonin. Megjithatë, shumë persona vdiqën si rezultat i mungesës së përkujdesjes shëndetësore, për shkak të mungesës së elektricitetit apo ujit të pastër.

Ndërkohë, Uragani Maria shkaktoi blackout-in më të gjerë në historinë e SHBA-ve. Gjithshtu rënditet i treti për nga kostoja financiare në historinë amerikan që prej vitit 1900./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!