“Puerto Rico, një ishull mbeturinash”, komediani përballet me kritika pas deklaratës në tubimin e Trump

schedule17:19 - 28 Tetor, 2024

schedule 17:19 - 28 Tetor, 2024

Komediani Tony Hinchcliffe është përballur me kritika pasi e quajti Puerto Ricon një “ishull lundrues mbeturinash”, deklaratë të cilën e bëri në një tubim të Donald Trump.

“Ka shumë gjëra që po ndodhin. Nuk e di nëse ju e dini këtë, por ka fjalë për fjalë një ishull lundrues mbeturinash në mes të oqeanit tani. Unë mendoj se quhet Porto Riko”, deklaroi komediani në tubimin e Trump.

Një këshilltar i Trump e distancoi ish-presidentin nga deklarata e komedianit, e cila u denoncua edhe nga rivalja demokrate, Kamala Harris. /abcnews.al