Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për katër ish-zyrtarët që akuzohen për publikimin e pagave dhe të dhenave sensitive të qyetarëve shqipatrë.
Ata u dënuan të gjithë me shërbim prove dhe përkatësisht, Eni Qirjako dhe Andi Agraj, punonjës të IT-së, me 32 muaj dhe 4 vite shërbim prove.
Ndërkaq, përmbaruesit privat të cilët blenë të dhënat, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, u dënuan gjithashtu me 32 muaj shërbim prove.
“Bëhet fjalë për dy ish-zyrtarë të AKSH-it dhe për dy zyrtarë të tjerë të një zyrë përmbarimore. Në vitin 2021, ata i blenë të dhënat nga zyrtarët e AKSH-it. Fillimisht, ata i përdorën për interesat e ture sa i takon zyrës përmbarimore, por më pas këto të dhëna u bënë publike”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Të dhënat u publikuan në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 mijë shqiptarëve, numra celulari të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530 mijë qytetarëve./abcnews.al