Publikuan kontratën, Tea “shpërthen” ndaj produksionit të “Përputhen”: S’kemi marrë asnjë kokërr leku

schedule11:24 - 3 Shkurt, 2021

schedule 11:24 - 3 Shkurt, 2021

Vazhdon ‘telenovela’ e krijuar prej disa ditësh në mediat rozë mes Teas, Andit dhe Beartit nga emisioni ‘Përputhen’.

https://www.youtube.com/watch?v=EnW-q8M2KXI&feature=emb_title&ab_channel=TeaTrifoni

Pas publikimit të kontratës nga ana e produksionit, ku shpreheshin se nuk i kanë detyruar konkurentët për asnjë veprim, ka qenë Tea që ka reaguar e revoltuar.

Përmes një video të publikuar në Youtube, ajo i drejtohet autores së emisionit, Olsa Muhametit, duke e akuzuar se e ka detyruar bashkë me Andin të vazhdojnë emisionin, për shkak të bizneseve të saj dhe interesave që kishte.

Sakaq, Tea ka theksuar se nuk ka marrë asnjë kokërr leku nga reklamat e realizuara.

“Na përmendni krimin tonë të rëndë që është giveaway. Bizneset që bëjmë ne, por në fakt bizneset i bën ti. Ti më ke mbajtur aty mua. Jo se më paske dashur, por se të interesonin reklamat dhe pjesa jote. Bizneset donin që të isha unë dhe Andi për të reklamuar ata. Ne nuk kemi marrë asnjë kokërr leku nga kjo”, thotë ndër të tjera Tea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!