Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Publikoi librin e parë, Bora Kertusha: Publiku më gjykoi nga pamja jo aftësia

schedule11:46 - 7 Qershor, 2021

schedule 11:46 - 7 Qershor, 2021

Bora Kertusha ishte e ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për librin e saj të sapo botuar me titullin “A vret njeriu nga dashuria”. Duke ndarë detaje nga romani i saj, Bora tregoi se shkrimi i këtij libri ishte një sfidë që i kishte vendosur vetes.

“Isha në sfidë me veten dhe romanin e kam shkruar afro 28 ditë. Ka qenë një kohë e shkurtër në mes të dhjetorit dhe janarit dhe mendova ta sfidoja veten në limitet më të fundit, dhe nuk doja të vija një libër autobiografik. Thashë pse mos të krijoj, sepse krijimi më duket vazhdimësia e jetës.”, tha Bora.



Duke ndarë detaje nga libri, Bora tregoi se shpeshherë është bullizuar dhe për faktin që një vajzë simpatike si ajo, të shkruajë një libër. “E kam ndjerë në momentin që njoftova se shumë shpejt do të vij me një roman. Kishte stepje dhe mimika të shokuara “ua çne ti me libër”.

Kur e shkrova nuk i tregova askujt përveç motrës. Askush nuk e dinte dhe mbetën të surprizuar. Deri diku kaloi në bullizëm sepse nuk e di pse duhet të ketë një mentalitet që një shkrimtare duhet të jetë…Logjika dhe mendja e dikujt nuk ka të bëjë me pamjen. Nëse ti i ke këto mendoj se janë një plus.”, tha Bora. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!