Publikoi këngën e re, Ylli Limani akuzohet për kopjim

schedule14:16 - 25 Shtator, 2020

schedule 14:16 - 25 Shtator, 2020

Një ditë më parë, Ylli Limani publikoi projektin më të ri që mban titullin “Buzët e kuqe”. Teksti dhe muzika e këngës janë realizuar nga vetë Limani. Mirëpo, kanë qenë të shumtë ata që e kanë akuzuar këngëtarin për kopjim, pasi sipas tyre kënga është e ngjashme me atë të The Weeknd “Blinding Lights”.

Duket sikur po dëgjon The Weeknd me “Blinding lights ” por në versionin shqiptar.“, ka qenë komenti i njërit prej ndjekësve në kanalin në Youtube. Megjithatë, ka patur nga ata që e kanë mbështetur këngëtarin, pasi mendojnë se mund të jetë frymësuar nga artisti kanadez dhe se ky zhanër është trend i momentit.

Boll bëtë krahasime me The ëeeknd sepse ky zhanër është trending për momentin dhe janë duke e bërë shumë këngëtarë. Fundja ne gjithmonë jemi inspiru nga bota, ama kur puna bëhet mirë nuk ka pse të bëhen krahasime të kota.”, ka shkruar një tjetër. xh.d/abcnews.al