Publikoi intervistën nga burgu, Artan Hoxha: Si u arratis Dritan Rexhepi, kontaktet e para me të

schedule17:20 - 10 Shkurt, 2020

schedule 17:20 - 10 Shkurt, 2020

Artan Hoxha foli sot përballë Endri Xhafos në Abc Neës në lidhje me intervistën ndaj të shumë përfolurit Gramoz (Dritan) Rexhepi nga burgu i Kuitos në Ekuador.

Në këtë intervistë, Gramoz Rexhepi mohon të ketë ndonjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës duke theksuar se dikush tjetër ka përdorur emrin e tij për të kërcënuar grupet kriminale pas humbjes së një sasia të madhe drogë në Angli.

Lexo edhe: INTERVISTA/ Pengmarrja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi flet nga burgu i Ekuadorit: Pse më lidhin me ngjarjen

Artan Hoxha shpjegon detaje nga aktiviteti i Rexhepit në Shqipëri duke treguar se në vitin 2006 është arratisur nga dyert e prokurorisë me një dosje në krah pasi dera ishte lënë e hapur.

Ndër të tjera, Artan Hoxha tha:

“Ky personazh nuk ka dalë sëfundmi, unë e mbaja mend sepse kam një karrierë të gjatë qe merrem me terrenin. Këta personazhe janë pjesë e punës dhe kronikave tona. Mban mend një kronikë për Vlorën e ka nxjerrë Rai Uno dikur për kanabisin në lumin e Vlorës.

Kur kam shkuar në lumin e Vlorës aty kam shkuar për të shkuar.

Është një zonë izoluar, por lulëzonte. Që nga ajo kohë, një nga emrat qëmë kishte tërhequr vëmendjen ishte Gramoz (Dritan) Rexhepi. Është 40 vjec, është akuzuar për një ngjarje që kur ishte 18 vjec.

Në fillim kemi thënë se është vrarë 2 policë, por është sqaruar se bëhej fjalë për një polic. Në Shqipëri është dëuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja që e vuri në qendër të vëmendjen është arrestimi në 2006 që është kapur në hollin e Hotel Tiranës, me dy armë pa leje, është kapur bashkë me shokun e tij.

Ka pasur një detaj, policia e Durrësit u xhelozua pse policia e Tiranës e nxorri si operacion të vetin, dhe u dërgua në Durrës.

Ndërsa në Durrës teksa shkoi prokurori për ta marrë në pyetje ai konstatoi se dera ku e kishin lënë kishte problem, dikush e la hapur atë derë, ktheu xhupin mori një dosje në krah dhe doli jashtë.

Aty sheh një polic dhe i thotë “mbarova punë, hajde ikim“.

Roja e shoqëron dhe hapet dera dhe ai del. Që nga ai moment nuk ka qenë në Shqipëri. Është arrestuar në Holandë në 2008 dhe është ekstraduar në Itali.

Dritan Rexhepi flet katër-pesë gjuhë të huaja. Ka mjaft kontakte të mira.

Artan Hoxha rrëfen se pas arratisjes nga godina e prokurorisë, Gramoz Rexhepi është larguar për në një nga vendet e BE fillimisht.

Ai flet pesë gjuhë të huaja dhe i zotëron shumë mirë. Pastaj atje në burg ka krijuar kontakte të rendësishme. Në vitin 2005 ka qenë regjistruar në Fakultetik Juridik dhe në 2006 kur është arrestuar ishte student.

Në 2014 kur është kapur ishtë ndër 10 personat më të kërkuar të Interpolit, por është tip që përshtatet shumë me mjedisin dhe ia ka arritur t’i shpëtojë kapjes.

Fillimisht ka qëndruar në burgun e Guakili, ku ndodhen dy “bosët” më të mëdhenj të trafikut të kokainës në Ekudor, një nga vendet më të korruptuar të botës. Në këtë burg është ekzekutuar njëri nga bosët e kokainës, El Kubano.

Pas arrestimit në Guakil ka dalë në gjykim dhe është dënuar më 16 vite burg. Atë muaj e kanë quajtur “muaji i zi” për trafikantët. Në 3 qershor 2014 është kapur në Tivar një ngarkesë kokaine, pak ditë më pas është kapur një shtetas kolumbian në Rinas. Në në 12 qershor është kapur laborator, më pas është realizuar aksioni në Lazarat“, tha ndër të tjera Artan Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!