Publikoi dokumentet sekrete në internet, dënohet me 15 vite burg ish anëtari i Gardës Ajrore të SHBA

schedule22:28 - 12 Nëntor, 2024

schedule 22:28 - 12 Nëntor, 2024

Jack Teixeira, anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së, i cili zbuloi dokumentet e Pentagonit vitin e kaluar, është dënuar me 15 vite burg, raportojnë mediat e huaja. 22 vjeçari u shpall fajtor për mbajtjen dhe publikimin në internet të informacionit të mbrojtjes kombëtare në mars.

Ndërsa punonte në një bazë të Gardës Kombëtare Ajrore, Teixeira mori materiale duke përfshirë harta, imazhe satelitore dhe inteligjencë për aleatët e SHBA-së, dhe i postoi ato dokumente në një platformë në internet. Ndër dokumentet që ai ndau kishte edhe informacione konfidenciale për luftën në Ukrainë.

Teixeira hyri në Gardën Kombëtare Ajrore në vitin 2019. Ai ishte i vendosur në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Otis në Cape Cod, ku u caktua si ekspert i sistemeve të transportit kibernetik.

22 vjeçari ishte në gjendje të aksesonte dokumentet sepse mbante një certifikatë sigurie top-sekret që nga korriku 2021 dhe kishte bërë trajnime për përcaktimin e informacionit të klasifikuar, nivelet e klasifikimit dhe trajtimin e duhur të materialit, sipas aktakuzës./abcnews.al