Publikoi dokumentet sekrete me planet e Izraelit kundër Iranit, arrestohet agjenti i CIA-s

schedule18:16 - 13 Nëntor, 2024

schedule 18:16 - 13 Nëntor, 2024

Një zyrtar i CIA-s është arrestuar pasi akuzohet se ka nxjerrë dokumente tepër sekrete amerikane në lidhje me planin e mundshëm të Izraelit për t’u hakmarrë kundër Iranit për një sulm raketor. Asif William Rahman punonte jashtë shtetit për Shërbimin Sekret dhe mbante një leje sigurie të lartë sekrete.

Aktakuza u ngrit javën e kaluar në gjykatën federale në Virxhinia për dy akuza për mbajtje dhe transmetim të qëllimshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare.

Ai u arrestua të martën në Kamboxhia dhe do të paraqitet fillimisht në gjykatë në Guam, megjithëse autoritetet amerikane kanë kërkuar transferimin e tij në Virxhinia për t’u gjykuar.

Në tetor, dokumentet që supozoheshin se ishin planet hakmarrëse të Izraelit kundrejt Iranit u zbuluan në internet, një shkelje e thellë e sigurisë kombëtare.

Dokumentet ishin të shënuara top sekrete dhe mund të ndaheshin vetëm brenda “Five Eyes”, përkatësisht SHBA, Britania, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia./abcnews.al