Në 50-vjetorin e lindjes së Tupac Shakur, Jada Pinkett Smith ka nderuar mikun e saj të ndjerë me një poezi të shkruar nga reperi dhe të papublikuar më parë. Aktorja 49 vjeçare ndau me ndjekësit në Instagram poezinë e shkruar me dorë me titull “Lost Soulz” që reperi i kishte dhënë asaj.
“Tupac Amaru Shakur do të bënte 50 vjeç këtë mesnatë. Ndërsa përgatitemi të festojmë trashëgiminë e tij…le ta kujtojmë për atë që ne e donim më shumë…për mënyrën e tij me fjalët. Këtu janë disa që mbase nuk i keni dëgjuar më parë.“, ka thënë ndër të tjera ajo.
Sipas yllit të “Red Table Talk”, Shakur mund ta ketë shkruar poezinë në burgun Rikers Island pasi u dënua për abuzim seksual në 1995. Jada ishte shoqja më e mirë me Tupac pasi u rritën së bashku në një shkollë të mesme në Baltimore. Reperi legjendar u vra në 1996 në moshën 25 vjeçare. /abcnews.al