Është publikuar pjesa e dytë e draftit të Kodit Zgjedhor. Ky draft parashikon depolitizim të plotë të administratës zgjedhore.
Kështu ekspertët e reformës zgjedhore kanë bërë propozimet e tyre në tre hallka të administratës zgjedhore.
KQZ nga një komision i parashikuar me 7 anëtare, 4 mazhorance dhe 3 opozitë kalon në një institucion që përbëhet nga 3 organe.
Përbërja e KQZ-së:
1-Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, mandati 7 vjet- ka rolin e administratorit
2-Komisioni Rregullator me 5 anëtarë, mandati 5 vjet – ka të gjitha kompetencat që ka sot KQZ, përjashto ankimet
3-Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, 3 anëtare me mandat 9 vjeçar- ka te gjitha kompetencat e KQZ aktuale për fazën e ankimeve
Këto komisione zgjidhen me 84 vota, nëse nuk ka konsensus me short (shorti është si mekanizëm zhbllokimi kur nuk ka konsensus tek reforma në drejtesi për KLP e KLGJ)
KQZ i kane lënë kompetencë të zbatojë teknologjinë në zgjedhje që është kusht i PD dhe votimin e emigrantëve që eshte kusht i PS. Vota e emigranteve do të shkojë e gjitha për të zgjedhur deputetët e qarkut Tiranë, ndërsa propozimi ka qenë që ne draftin e Çuçit.
Sakaq, të gjitha nivelet e administratës zgjedhore depolitizohen, për këtë qëllim KQZ krijon bazën e zyrtarëve zgjedhorë të cilët vijnë nga radhët e nenpunësve civile.
Nëse një zyrtar zgjedhor shkarkohet për shkelje të ligjit në zgjedhje ai shkarkohet edhe nga puna në adninistratë.
Në vend të KZAZ kemi NJAZ, Njësi e Administrimit të Zgjedhjeve me 4 anëtare e 2 sekretare (aktualisht kanë 7, në gjysmen e vendit e ka shumicën PD e në gjysmën PS)
Ne vend te komisioni te qendrës së votimit kemi, NJAV, njesinë e administrimit të votimit me 3 anëtarë (aktulisht komisioni ka 7, 4 PS dhe 3 PD)
Grupet e numërimit nga 4 anëtare që kanë aktualisht, bëhen me 2 anëtarë të emëruar nga KQZ./abcnews.al