EMRAT/ 5 mijë punonjësit, për të cilët punëdhënësi nuk ka aplikuar për “pagën e luftës”

schedule09:12 - 11 Qershor, 2020

schedule 09:12 - 11 Qershor, 2020

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për ndihmën financiare nga punëdhënësit, Drejtoria e Tatimeve ka publikuar listën e punonjësve që janë përfitues dhe për të cilët punëdhënësit në kanë aplikuar. Në listë janë rreth 5 mijë persona dhe bie në sy që në listë ka dhe shumë punonjës të huaj.

Afati i aplikimit nga tatimpaguesit për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit përfitues, sipas kritereve të VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, ishte data 5 qershor 2020.

Në përfundim të këtij afati, Administrata Tatimore informon të gjithë individët të cilët janë përfitues sipas VKM të sipërpërmendur, por që nuk e kanë marrë masën e përfitimit prej 40.000 lekësh, pasi punëdhënësi i tyre nuk e ka plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, se mund të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur këtij njoftimi.

Çdo individ përfitues ka mundësi të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare në linkun:

https://docs.google.com/forms/d/1ZHgZv7FSIRoAYLrV3Mmwwx_pCGC5mrtpgkDpgQfn6wI/viewform?edit_requested=true.

Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre.

Gjoba 50 mijë lekë për punëdhënësit që nuk kanë aplikuar

Për bizneset që nuk kanë aplikuar është e parashikuar një masë administrative, sipas të cilës “Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Per te pare listen e punonjesve klikoni ketu: Lista e Individeve Perfitues Pa IBAN-1 /Monitor

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!