Publikohet lista e kombëtares/ Sylvinho kthen Ajetin, Muçin dhe Dakun

schedule10:30 - 4 Tetor, 2024

schedule 10:30 - 4 Tetor, 2024

TIRANË- Publikohet lista e futbollistëve të kombëtares së Shqipërisë, për ndeshjet e tetorit ne Ligen e Kombeve, kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Trajneri i Kombëtares ka rikthyer Arlind Ajetin, Ernest Muçin dhe Mirlind Dakun, të cilët u lanë jashtë liste për ndeshjet e shtatorit.

Kombëtarja luan ndeshjet e dyta në Ligen e Kombeve, kundër Çekisë me 11 tetor dhe Gjeorgjisë me 14 tetor, të dyja në transfertë.

Në portë:

Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri.

Në mbrojtje:

Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

Në mesfushë:

Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm:

Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!