Ashtu siç kishin paralajmëruar, Xhensila Myrtezaj, Getoar Selimi dhe Majk kanë publikuar këngën e re. “Mëkati jem” titullohet dueti i parë mes artistëve më të sukseshshëm të estradës. Klipi është realizuar nga Max Production ndërsa për tekstin janë kujdesur Majk dhe Getoari.
Përpos këngës mjaft ritmike, një vëmendje të madhe merr dhe Xhensila, e cila vjen me një paraqitje të mahnitshme dhe njëherësh provokuese. Ndryshe nga herët e tjera, Xhensila shfaqet me flokë të shkurtër, të cilën fansat e kanë krahasuar me aktoren spanjolle Úrsula Corberó.