Temperatura do të rriten sërish në ditën e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga rrjeti i stacioneve meteorologjike të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Sipas këtij instituti vetëm gjatë pasdites së të mërkurës priten vranësira kalimtare, por i nxehti afrikan do të jetë prezent në pjesën më të madhe të kontinentit. Po ashtu raportohet se e mërkura do të jetë dita më e nxehtë e javës.
Në mediat greke është publikuar edhe harta e temperaturave ku në Shqipëri do të arrijnë mbi 30 gradë. /abcnews.al/