Një foto e re e familjes mbretërore është publikuar, ku shfaqet Mbreti Charles duke pozuar me gruan e tij Camilla, Princin William dhe Princeshën Kate Middleton.
Fotoja është bërë në Pallatin Buckingham, pak para se të vinin krerët e shteteve më 18 shtator përpara funeralit të Mbretëreshës. Në foto, familja mbretërore duken me stil me dy zonjat që bien në sy.
Mbreti Charles ka pozuar me njërën dorë në xhep, duke “mbështjellë” krahun tjetër rreth belit të gruas së tij. William qëndroi në krah të babait të tij, ndërsa Kate Middleton mbante burrin e saj.
Edhe pse në foto nuk shfaqen anëtarë të tjerë të familjes, në këtë event morën pjesë Princesha Anne, Princi Eduard dhe Sophie, kontesha e Wessex./abcnews.al