Publikohet dosja e Musine Kokalarit

schedule19:11 - 25 Shkurt, 2021

schedule 19:11 - 25 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika

Arkivi Qendror i Shtetit ka publikuar dosjet e shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari.

Bazuar mbi dokumentet arkivor Persida Asllani ka kryer një studim të mirëfilltë për Musine Kokalarin, ku nxjerr në pah vlerat e saj si shkrimtare, por mbi te gjitha rezistencen e saj kunder regjimit.

“Të trondit dhuna sistematike e ndërtuar në një mënyrë gati perverse mbi personalitetin e një intelektualeje grua dhe nga ana tjetër qëndresa e saj”, thotë Asllani.

Megjithëse sipas dosjes së Sigurimit të Shtetit, nuk ka një emër që t’i kete dal ballazi në mbrojtje Musine Kokalarit, por vlerat e saj  letrare i kane çmuar fort shkrimtare dhe kritike të viteve 30, por Asllani  veçon kritikën  e Lasgush Poradecit.

“Më pak fjalë shumë inteligjent, ka ditur ta përkufizojë nattrën e shkrimit të Musine Kokalarit”, thotë ajo.

Qëllimi i kesaj ekspozite është afrimi i  publikut me arkivat. Prezantimi i dokumenteve, vjen në kuadër të muajit të kujtesës. aktiviteti u organizua në bashkepunim mes arkivit të shtetit dhe Bibliotekës Kombëtare

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave zgjedh ta shënojë kështu Muajin e Kujtesës, duke kujtuar një ndër figurat më emblematike të intelektualizmit shqiptar, gruan e parë shkrimtare të vendit, të burgosur dhe të internuar si rrallë kush nga regjimi komunist. /abcnews.al