Mbreti Charles pritet të kurorëzohet monark në maj dhe lista e tij e të ftuarve arrin në 2 mijë persona. Charles tashmë ka filluar të marrë dhuratat e para, ndërsa Papa Françesku i bëri ofertën e tij monarkut të ri të Mbretërisë së Bashkuar.
Papa Françesku i dha Charlesit një dhuratë personale për kurorëzimin e tij me vlerë të paçmueshme dhe njëkohësisht me simbolikë të lartë. Bëhet fjalë për një kryq argjendi me xhevahire që përfshin pjesë të drurit të shenjtë dhe do të përdoret në procesion.
Në fakt, ai është përshkruar nga Kisha në Uells si i rëndësishëm dhe në një deklaratë, Kryepeshkopi i Kardifit dhe peshkopi i Menebisë, Mark O’Toole, tha: “Është me një ndjenjë gëzimi të thellë që ne e përqafojmë këtë Kryq, i cili iu dha me dashamirësi Mbretit Ch, të dhuruar bujarisht nga Selia e Shenjtë”.
“Kjo nuk është vetëm një shenjë e rrënjëve të thella të krishtera të kombit tonë, por, jam i sigurt, do të na inkurajojë të gjithëve që të formojmë jetën tonë bazuar në dashurinë e dhënë nga Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti,” vazhdoi ai. “Ne presim ta nderojmë atë, jo vetëm në festimet e ndryshme të planifikuara, por edhe në mjedisin dinjitoz në të cilin do të gjejë një banesë të përhershme.”
Pjesa e pasme e Kryqit është e gdhendur me fjalë nga predikimi i fundit i Shën Davidit në uellsisht: ‘Byddwch lawen. Cadwch y besim. Do y Pethau Bychain”, që përkthehet në: ” Ji i lumtur. Mbaje besimin. Bëj gjërat e vogla.’
Kryqi u bekua nga Kryepeshkopi i Uellsit më 19 prill dhe sipas Kishës në Uells, “Kryqi do të merret zyrtarisht nga Kisha në Uells në një shërbim pas kurorëzimit dhe përdorimi i tij do të ndahet midis Kishës Anglikane dhe Katolike në Uells”./abcnews.al